Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë z. Bajram Beqaj, presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Për shkak të kësaj vizite, Njësiti për Siguri në Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, me qëllim që të sigurohet mbarëvajtja e qetë dhe e sigurt e trafikut.