Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale "mashtrim kompjuterik"

Ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale "mashtrim kompjuterik"

Më 10.06.2025 Sektori i krimit kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal kundër një personi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale sipas nenit 251-b, paragrafi 1, ndërsa lidhur me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak se gjatë muajit shkurt me synimin për të përfituar dobi të kundërligjshme pasurore përmes profilit të krijuar më parë enkas për këtë gjë në rrjetin social ,,Instagram’’ me përmbajtjet me të cilat duke u paraqitur në mënyrë të rreme si person që posedon informacione për "baste të sigurta sportive për fitim të garantuar" ka rënë në kontakt me personin e dëmtuar.

Gjatë komunikimit i denoncuari e ka fituar besimin e personit të mashtruar duke paraqitur  fakte dhe dokumente të rreme me përmbajtje të falsifikuar ku ishte shënuar se do t’i paguhej përmes bankës shuma e përgjithshme prej 20,157.00 euro, respektivisht se me investimin e parave do të merrte fitim dukshëm më të lartë. Personi i dëmtuar i ka besuar  prezantimit të rremë të fakteve dhe me kërkesë të personit të denoncuar kanë bërë pagesa përmes shërbimit financiar në tre raste, me një shumë të përgjithshme prej 2,156,00 euro, të cilat gjithashtu u tërhoqën në tre raste nga personi i denoncuar.

Accessibility Menu