Departamenti i Policisë Kriminalistike, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë dhe SPB Veles, në koordinim me prokurorin publik në zonën e Velesit kryen hetim të përbashkët dhe të koordinuar kundër personave për të cilët ekzistojnë informacione se janë përfshirë në rastin e shitblerjes së një kilogram kokaine, që u sekuestrua më 29.11.2024 dhe për të cilën SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër tre personave.
Si pjesë e hetimit, sot (11.06.2025), me urdhrat e Gjykatës Themelore Veles, u kryen bastisje në disa lokalitete në Veles dhe rrethinë. Bastisjet u kryen në shtëpinë e A.V. (53) në Veles, në shtëpinë, në banesën dhe në uikend shtëpizën e personit S.S. (47) në Veles dhe Çashkë, në shtëpinë dhe truallin e A.C. (29) në Veles dhe në banesën e V.L. (41) në Veles.
Gjatë bastisjeve ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë, rreth 37000 euro, peshore digjitale me mbetje kokaine, telefona celularë dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhjen nga vepra penale. Gjithashtu, gjatë ditës SPB Veles do të paraqesë kallëzim penal kundër edhe një personi tjetër sipas nenit 215 të Kodit Penal.