Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se Departamenti për Çështje Civile – Sektori për Çështje Administrative në Shtip, duke filluar nga nesër (04.06.2026), në fushën e regjistrimit të automjeteve do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 18:00, si dhe me orar shtesë të shtunave nga ora 08:00 deri në orën 12:00.
Orari i zgjatur i punës po vendoset me qëllim që t’u dilet në ndihmë nevojave të qytetarëve dhe të mundësohet një shërbim më efikas dhe më i shpejtë në procedurat e regjistrimit të automjeteve.
Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar edhe më tej në avancimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.