Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Prej nesër qytetarët do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e trajnimit për drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³ në autoshkollat të cilat kanë licencë për kategorinë “A1”

Prej nesër qytetarët do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e trajnimit për drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³ në autoshkollat të cilat kanë licencë për kategorinë “A1”
Ministria e Punëve të Brendshme i ka finalizuar të gjitha parakushtet e nevojshme formalo-juridike dhe teknike për fillimin e zbatimit të ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³.
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, në lidhje me trajnimin e detyrueshëm për drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³ (kategoria “A1” me ndërrues automatik të shpejtësive, deri në 11 kW), trajnimet dhe dhënien e vërtetimeve mund t’i realizojnë autoshkollat të cilat kanë licencë për kategorinë “A1”.
Trajnimi zgjat katër orë dhe përfshin temat kyçe të sigurisë, siç janë: pajisjet mbrojtëse, kontrolli dhe stabiliteti i motoçikletës, transportimi i bashkudhëtarit dhe menaxhimi i rreziqeve në rrugë.
Njëherësh, i informojmë qytetarët se kandidati duhet të paraqesë certifikatë mjekësore, si dhe vërtetim se nuk ka ndalim për drejtimin e automjeteve të kategorisë “B”.
Nëse personi i cili ka marrë vërtetimin më pas merr ndalim për kategorinë “B”, ky ndalim automatikisht vlen edhe për drejtimin e motoçikletës në bazë të këtij vërtetimi.
MPB i rikujton qytetarët se ky trajnim i detyrueshëm ka të bëjë me personat të cilët kanë minimum 23 vjet dhe posedojnë minimum 5 vjet patentë shoferi të vlefshme të kategorisë “B”, jo më të rinj.
Theksojmë se nuk lejohet drejtimi i motoçikletës deri në 125 cm³ pa e përfunduar trajnimin teorik dhe pa siguruar vërtetimin përkatës nga autoshkolla.

 

Accessibility Menu