Dje (12.09.2026) në orën 22:20, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim – Ohër, në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra lidhur me tregtinë e paligjshme me drogë, pranë Autokampit „Lubanishtë“ kanë ushtruar kontroll dhe verifikim ndaj A.SH. (43) nga Prilepi.
Gjatë verifikimit te personi janë gjetur disa paketime me marihuanë, si dhe një tabletë e kaltër.
Personi është privuar nga liria, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Ohër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.