Sot (07.07.2026), në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në pikëpagesën Sopot, nga nëpunësit policorë të Njësisë Mobile për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, u realizua fushata “Vera e Sigurt 2026 – Drejto i pushuar”.
Qëllimi i kësaj fushate është ulja e numrit të aksidenteve në komunikacion gjatë sezonit veror, që paraqet interes shtetëror për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të aktiviteteve, nëounësit policorë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve materiale parandaluese dhe edukative, me këshilla për udhëtim të sigurt.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta