Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Toshkovski vendosi lule të freskëta në Inxhikovë dhe Butel për nder të heronjve të rënë të Maqedonisë të lagjes „Divo Naselje“

Ministri Toshkovski vendosi lule të freskëta në Inxhikovë dhe Butel për nder të heronjve të rënë të Maqedonisë të lagjes „Divo Naselje“
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Inxhikovë dhe Butel vendosi lule të freskëta pranë memorialeve kushtuar pjesëtarëve të policisë së shtetit që humbën jetën në aksionin terrorist në „Divo Naselje“ në Kumanovë, në maj të vitit 2015.
Në shenjë respekti për sakrificën e tyre, ministri Toshkovski u bëri homazhe tetë heronjve të Maqedonisë – Ljubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve.
Toshkovski theksoi se guximi, përkushtimi dhe dashuria e tyre për atdheun mbeten simbol i përjetshëm i nderit dhe dinjitetit.
“Kjo ditë na kujton sa i lartë është çmimi i lirisë, por edhe sa e fuqishme është fryma maqedonase kur mbrohet shteti. Detyra jonë është të kujtojmë, të respektojmë dhe ta ruajmë të vërtetën për guximin e tyre”, theksoi ministri Toshkovski.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen do të vazhdojë në mënyrë dinjitoze ta kultivojë kulturën e kujtesës dhe respektit ndaj pjesëtarëve të rënë të policisë së Maqedonisë, të cilët jetën e tyre e dhanë për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

Accessibility Menu