Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pançe Toshkovski nga Kumanova: Heronjtë e ,,Divo Naselje’’ do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetarëve të Maqedonisë

Pançe Toshkovski nga Kumanova: Heronjtë e ,,Divo Naselje’’ do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetarëve  të Maqedonisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Kumanovë mori pjesë në shënimin e 11-vjetorit të ngjarjeve tragjike në “Divo Naselje ” të Kumanovës, për nder të tetë pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë që humbën jetën në aksionin terrorist të vitit 2015.
Ministri Toshkovski vendosi lule të freskëta pranë memorialit në oborrin e SPB Kumanovë, kushtuar policëve të rënë – Ljubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimoski dhe Goran Stojmenoviq.
Në kuadër të përkujtimit, ministri mori pjesë edhe në turneun memorial të futbollit të vogël “Heronjtë jetojnë përjetësisht”, i organizuar për nder të sakrificës, guximit dhe dashurisë së tyre për atdheun.
“Ata ishin pjesëtarë të guximshëm të policisë së Maqedonisë, të cilët në momentet më të vështira u vunë në mbrojtje të shtetit, sigurisë dhe paqes së qytetarëve. Sakrifica e tyre mbetet e gdhendur në kujtesën kolektive të qytetarëve të Maqedonisë si simbol i nderit, dinjitetit dhe guximit të palëkundur.
Obligimi ynë është që kurrë të mos i harrojmë dhe me dinjitet ta ruajmë kujtimin për ta. Maqedonia do t’u jetë përjetësisht mirënjohëse”, theksoi ministri Toshkovski.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej ta kultivojë me dinjitet kujtimin për mbrojtësit dhe policët e rënë që dhanë jetën në shërbim të atdheut dhe sigurisë së qytetarëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia e tyre.

Accessibility Menu