Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Policia maqedonase po ribrandohet – MPB u bën thirrje të gjitha kompanive të interesuara të marrin pjesë në tender

Policia maqedonase po ribrandohet – MPB u bën thirrje të gjitha kompanive të interesuara të marrin pjesë në tender

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për uniforma të reja për të zëvendësuar uniformat e vjetra, jopraktike dhe jofunksionale me ato të reja, moderne, cilësore dhe funksionale sipas modelit të policive evropiane.

Në një proces që është plotësisht transparent dhe i përgjegjshëm, Ministria ka zhvilluar një dialog teknik me madje 13 kompani të interesuara me ç'rast janë marrë në parasysh të gjitha sugjerimet dhe propozimet. Ministria bën thirrje të paraqiten në tender të gjitha kompanitë e interesuara dhe në afatet e përcaktuara për të mundësuar promovimin e uniformës së re, moderne, cilësore dhe funksionale për ata që kujdesen për sigurinë e qytetarëve maqedonas. Policia maqedonase meriton të jetë një polici evropiane moderne dhe funksionale.

Uniforma e re në vete do të përmbajë elementet siç janë: një xhaketë ere, një xhaketë terreni, pantallona terreni verore dhe dimërore, këmisha me mëngë të shkurtra dhe të gjata, kapele, bluza, këpucë me pjesë të poshtme më të hollë dhe më të trashë dhe çizme taktike të larta dimërore dhe verore.

Tenderi është shpallur në sistemin elektronik të prokurimit publik në linkun e mëposhtëm dhe të gjitha kompanitë e interesuara mund të marrin pjesë në të.

https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie/a61cf1a0-5c40-4c78-b556-6d09a87ae0fa/1

Accessibility Menu