Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një person nga rajoni i Tetovës i dyshuar për paralajmërime të rreme për bombat e vendosura në institucionet arsimore

Privohet nga liria një person nga rajoni i Tetovës i dyshuar për paralajmërime të rreme për bombat e vendosura në institucionet arsimore
Më 27.02.2026 në orën 09:10 në fshatin Pallaticë, rajoni i Tetovës, nëpunës policorë nga Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria M.R. (18) nga fshati Pallaticë. Ai dyshohet se ka dërguar disa herë mesazhe elektronike në disa institucione arsimore në Tetovë se në institucionet ishin vendosur mjete shpërthyese. Pas marrjes së masave dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se të gjitha paralajmërimet për vendosjen e bombave ishin të rreme.
Sot, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshat, gjatë të cilit u sekuestruan disa pajisje elektronike. Personi u ndalua në një stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimi të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu