Sot (24.10.2025) nëpunës policorë nga Njësiti për Trafikim të Paligjshëm në koordinim me nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup, sipas një urdhri paraprak gjyqësor, kontrolluan shtëpinë dhe ambientet e tjera si dhe një kamion "Mercedes" në pronësi të B.H. (51) nga fshati Rashçe, rajoni i Shkupit, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 7 pistoleta, 14 fishekë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.