Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

I hiqet lira një personi i cili kërkonte 1.500 euro për ndërmjetësim për punësim, është ngritur kallëzim penal

I hiqet lira një personi i cili kërkonte 1.500 euro për ndërmjetësim për punësim, është ngritur kallëzim penal
 
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë MPB-së drejtuar prokurorit publik kompetent të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.C. (49) nga Shkupi, i punësuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, sipas nenit 359, paragrafi 7, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Njësia për Luftimin e Korrupsionit, në koordinim me prokurorin publik kompetent, ka vepruar pas denoncimit të mëparshëm të një qytetari i cili kishte denoncuar se i kanë kërkuar para për ndërmjetësim për punësim në Qytetin e Shkupit.

Sipas denoncimit, D.C. kishte kërkuar shpërblim në të holla në shumë të përgjithshme prej 1.500 eurosh, nga të cilat 500 euro si këst i parë. Me këtë rast, ai kishte deklaruar se njihte persona të cilët mund të ndikonin në procedurën e punësimit.

Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime për dokumentimin e veprës penale. Më 04.09.2026, rreth orës 17:50, në territorin e Shkupit, denoncuesi i ka dorëzuar D.C. pesë kartëmonedha nga 100 euro, të cilat paraprakisht ishin përpunuar në mënyrë krimo - teknike.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin zyrtar të të denoncuarit, janë gjetur të hollat, ndërsa është konfiskuar edhe telefoni celular. D.C. u privua nga liria.

Accessibility Menu