Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë i kanë privuar nga liria A.H. nga Shtipi, J.F. nga Prilepi, S.M.(38) dhe S.V.(23), të dy nga Koçani, J.K.(20) nga Shtipi, një të mitur 17-vjeçar nga fshati Koliçan i Poshtëm, Shkup, F.V.(27) nga fshati Studeniçan, Shkup, E.B.(36), I.S.(34), V.V.(18), të gjithë nga Shkupi, D.P.(20) dhe B.J.(68), të dy nga Velesi, B.S.(33) nga Kumanova, si dhe një të mitur 16-vjeçar nga fshati Novake, Tetovë, për shkak të veprës „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, përkatësisht sepse kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Gjithashtu, është privuar nga liria edhe V.J.(29) nga fshati Novaci, pasi drejtonte automjetin nën ndalimin aktiv për drejtimin e mjetit motorik, si dhe S.R.(39) nga fshati Skudrinjë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri në rrugë.