Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik nga Strumica për “shmangie tatimi”, “pastrim parash” dhe “fajde”

Kallëzim penal kundër dy personave fizikë dhe një personi juridik nga Strumica për “shmangie tatimi”, “pastrim parash” dhe “fajde”

 

 

SPB Strumicë drejtuar PTHP Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi juridik dhe dy personave fizikë nga Komuna e Strumicës, mbi dyshimin e bazuar se personi juridik i kallëzuar i parë ka kryer veprën penale “evazion fiskal” sipas nenit 279 paragrafi 4 të KP-së, personi i dytë i kallëzuar, në cilësinë e personit përgjegjës në subjektin juridik të kallëzuar të parë, ka kryer veprën penale “evazion fiskal” sipas nenit 279 paragrafi 1 të KP-së, ndërsa personi i tretë i kallëzuar, i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi e ushtron rolin drejtues, përkatësisht kontrollues në personin juridik të kallëzuar dhe i cili ka ndikim përfundimtar dhe efektiv në funksionimin dhe menaxhimin e tij, ka kryer veprat penale “evazion fiskal” sipas nenit 279 paragrafi 1, “fajde” sipas nenit 260 paragrafi 1 dhe “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale” sipas nenit 273 të KP-së.

 

Personi juridik i kallëzuar i parë në cilësinë e tatimpaguesit, personi i dytë i kallëzuar në cilësinë e drejtueses pa kufizime të personit juridik dhe personi i tretë i kallëzuar në cilësinë e personit i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi e ushtron rolin drejtues, përkatësisht kontrollues në personin juridik, ndërsa njëkohësisht ishte edhe nënshkrues i llogarive bankare, me qëllim që të përfitonin pasuri në mënyrë të kundërligjshme, me përcaktim të pasaktë të bazës tatimore kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Tatimin mbi Fitimin dhe Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe gjatë vitit 2025 është deklaruar një bazë më e ulët tatimore për tatimin mbi fitimin në shumën prej 13.981.844 denarësh, për të cilën nuk është llogaritur dhe paguar tatimi mbi fitimin në shumën prej 1.398.184 denarësh. 

Gjithashtu, janë konstatuar edhe detyrime për tatimin mbi të ardhurat personale në shumën prej 563.989 denarësh, ndërsa me veprimet e tilla të kallëzuarit kanë përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme, përkatësisht i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën totale prej 1.962.173 denarësh.

 

Personi i tretë i kallëzuar gjithashtu ka kryer shërbime – u ka dhënë hua personave juridikë dhe fizikë, për të cilat shërbime ka dakorduar përfitim pasuror jo propocional në shumën prej 2.500 eurosh në muaj për një hua prej rreth 200.000 eurosh, duke shfrytëzuar gjendjen dhe rrethanat e vështira të personit të cilit ia ka kryer shërbimin, për çka përmes përmbaruesit ka kryer bllokimin dhe arkëtimin e detyruar nga llogaritë, derisa t’i jepeshin paratë për kamatën.

Personi i tretë i kallëzuar më 31.05.2018 në një filial të një banke tregtare në Strumicë ka depozituar në të holla, përkatësisht ka futur në qarkullim shumën prej 500.000 eurosh, për të cilën nuk ka mundur t’ua dëshmojë origjinën, me ç’rast ato përfaqësojnë para të përfituara në mënyrë të paligjshme, përkatësisht para të siguruara me vepër penale, të cilat më tej i ka përdorur në qarkullimet e ligjshme financiare përmes depozitave me afat, dhënies së huave, pagesës së shërbimeve komunale për ndërtimin e objekteve dhe lidhjes së kontratave të shitblerjes.

 

Si plotësim, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në prill të vitit 2026 janë gjetur dhe sekuestruar 597.500 euro, për të cilat gjithashtu ekzistojnë baza për dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale. Për këto para, si dëshmi për origjinën e tyre, para organeve të përndjekjes ka përdorur dokumentet për depozitimin e shumës prej 500.000,00 eurosh në vitin 2018, të cilat atëherë i kishte futur në qarkullimet e ligjshme financiare, së bashku me pretendimet për kursime plotësuese familjare.

 

Me veprimet e tilla, personi i tretë i kallëzuar është përpjekur ta fshehë origjinën e parave të sekuestruara në shumën prej 597.500 eurosh, për të cilat në fakt nuk kishte dëshmi për origjinën. Gjegjësisht, nga kontrollet dhe analizat plotësuese të kryera është konstatuar se me të ardhurat që i realizonte personi i tretë i kallëzuar dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, nuk kanë mundur të kursehen shuma të tilla parash, as në periudhën para vitit 2018, para se të kryhej depozitimi i shumës prej 500.000,00 eurosh në arkën e bankës tregtare, e as nuk kanë mundur të kursehen 597.500 eurot e sekuestruara në periudhën deri në prill të vitit 2026.

Accessibility Menu