Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohen dy persona në Kavadar, gjatë kontrollit gjenden drogë dhe para

Arrestohen dy persona në Kavadar, gjatë kontrollit gjenden drogë dhe para
 
Më 04.09.2026, në orën 20:50, gjatë mbajtjes së manifestimit kulturor „Vjelja e rrushit të Tikveshit“ në Kavadar, nëpunës policorë nga SPB Veles dhe NJPB Kavadar i privuan nga liria G.P. (42) dhe V.Q. (42), të dy nga Kavadari. Gjatë kontrollit te G.P. u gjet dhe u sekuestrua një lëndë pluhurore e bardhë, ndërsa te V.Q. u gjetën dhe u sekuestruan lëndë pluhurore e bardhë, para dhe telefon.


Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, u konstatua se ata ishin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht G.P. iu matën 0,53 promilë, ndërsa V.Q. 0,44 promilë alkool në gjak. Personat janë dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës

Accessibility Menu