Më 23.11.2025 në ora 23:00 në fshatin Ratavicë, rrethina e Probishtipit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Probishtip e privuan nga liria N.V. (20) nga Ratavica. Më herët, rreth orës 21:30 në dalje të fshatit, ai, duke drejtuar automjetin “Audi” me targa të Probishtipit, kishte goditur gardhin mbrojtës së rrugës dhe kishte dalë ngarruga, pas çka kishte braktisur vendngjarjen. Pas ndërmarrjes së masave, ai u gjet dhe pas testimit të alkoolit u konstatua se ishte nën ndikim të alkoolit, përkatësisht kishte 1.84‰ promilë alkool në gjak.
Më 23.11.2025 në ora 20:30 në rrugën “Marshal Tito” në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria L.D. (58) nga Negotina. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, u konstatua se ai po drejtonte automjetin “Ford” me targa të Negotinës nën ndikim të alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.84‰ promilë alkool në gjak.
Më 23.11.2025 në ora 16:49 në rrethinën e Demir Hisarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Demir Hisar e privuan nga liria M.P. (61) nga fshati Vërbjan, komuna e Debërcës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, u konstatua se ai po drejtonte automjetin “Renault” me targa të Ohrit nën ndikim të alkoolit, përkatësisht iu matën 1.59‰ promilë alkool në gjak.
Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.