Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria drejtues automjetesh në rajonin e Gjevgjelisë dhe Radovishit, të cilët kanë drejtuar automjete nën ndikim të alkoolit

Janë privuar nga liria drejtues automjetesh në rajonin e Gjevgjelisë dhe Radovishit, të cilët kanë drejtuar automjete nën ndikim të alkoolit

 

Më 22.11.2025, në ora 21:40, në rrugën rajonale 1109, pranë fshatit Furkë në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga SVR Strumicë – OVR Gjevgjeli kanë privuar nga liria S.T. (64) nga Shkupi. Pas marrjes së masave të nevojshme, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Opel” me targa të Shkupit nën ndikim të alkoolit, me 2,35 ‰ alkool në gjak.

Të njëjtën ditë, në ora 23:05, në Radovish, zyrtarë policorë nga SVR Strumicë – OVR Radovish kanë privuar nga liria S.M. (36) nga fshati Oraovicë, rajoni i Radovishit. Pas marrjes së masave të nevojshme, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Peugeot” me targa të Strumicës nën ndikim të alkoolit, me 2,69 ‰ alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Accessibility Menu