Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë në Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Manastir dhe Kumanovë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, njëri prej tyre shkaktoi edhe aksident rrugor

Privohen nga liria shoferë në Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Manastir dhe Kumanovë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, njëri prej tyre shkaktoi edhe aksident rrugor
Më 30.12.2025 në orën 20:56, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria A.B. (28) nga f. Gërdovc, rajoni i Koçanit. Më herët, ai, me një automjet pasagjerësh "BMV", të cilin e drejtonte, mori pjesë në një aksident trafiku me një automjet pasagjerësh "Kia" me targa të Shtipit, të drejtuar nga M.K. (23) nga f. Çiflik, rajoni i Koçanit, dhe gjatë marrjes së masave, u konstatua se A.B. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.97 promilë alkool në gjak.
 
Më 31.12.2025 në orën 01:30 në rrugën "Shëtitorja e Bregallnicës" në Dellçevë, nëpunës policorë e privuan nga liria T.S. (36) nga Dellçeva. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Fiat Punto" me targa të Dellçevës, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.36 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 30.12.2025 në orën 16:37 në rrugën ekspres Koçan-Shtip, nëpunës policorë nha NJPB Probishtip e privuan nga liria V.A. (48) nga f. Tërsinë, rrethi i Viniçkos. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Polo" me targa të Vinicës, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 3.04 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 31.12.2025 në orën 04:00 në bul. "Çlirimi" në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria B.N. (46) nga Kërçova. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.75 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 30.12.2025 në orën 23:17 në rrugën "Partizanska" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria S.F. (33) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.61 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 31.12.2025 në orën 01:42 në rrugën "Nikola Tesla" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria V.M. (54) nga f. Brusnik, rajoni i Manastirit. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Shkoda" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.05 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
 
Më 31.12.2025 në orën 03:45 në bul. "Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria F.A. (29) nga f. Biljanovc, rrethi i Kumanovës. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor në Kumanovë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Polo", të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.77 promilë alkool në gjak.
 
Më 30.12.2025 në orën 23:30 në bul. "Revolucioni i Tetorit" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria T.D. (57) dhe F.D. (60), të dy nga Shtipi, dhe O.S. (39) nga Struga. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Alfa Romeo'' me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte T.D. dhe pas mdërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.04 promilë alkool në gjak. Gjatë tentimit për ta privuar nga liria, bashkëudhëtarët e tij O.S. (39) nga Struga dhe F.D. (60) nga Shtipi u sollën në mënyrë agresive dhe i penguan nëpunësit policorë, pas çka edhe ata u privuan nga liria.
 
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu