Sot, në ambientet e Njësitit Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit të Çështjeve të Komunikacionit, u organizua një event me rastin e Vitit të ri për fëmijët e punonjësve të kësaj njësie organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast, Babadimri shpërndau pako për Vitin e Ri dhe solli një atmosferë festive të mbushur me gëzim dhe buzëqeshje.
Babadimri mbërriti në një mënyrë të pazakontë dhe simbolike - me një automjet të policisë rrugore, i cili tërhoqi tejet vëmendjen dhe entuziazmin e më të vegjëlve. Fëmijët shijuan shoqërinë e përbashkët, fotografimin dhe atmosferën festive, e cila vazhdoi në ambientet e Sektorit.
Përveç dhuratave për Vitin e Ri dhe urimeve më të mira për shëndet dhe lumturi, Babadimri u dërgoi edhe mesazhe të përshtatshme fëmijëve, duke i rikujtuar për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe sjelljes së përgjegjshme në komunikacion, me qëllim që të gjithë të jemi pjesëmarrës të sigurt në rrugë.
Me aktivitetet e këtilla, Ministria e Punëve të Brendshme kultivon kujdesin për punonjësit dhe familjet e tyre, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kulturës së komunikacionit dhe sigurisë që në moshë të njomë.