Më 29.08.2026, në orën 17:20, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i privuan nga liria A.L. (22) nga fsh. Vidushë, rrethina e Gostivarit dhe Gj.T. nga Gostivari. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, te A.L. është gjetur marihuanë.
Më pas, në orën 23:00, pas marrjes së urdhrit të gjykatës, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.L., me ç’rast është gjetur marihuanë.
Po ashtu, më 30.08.2026, në orën 00:40, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria M.A. (19) nga fsh. Padalishtë, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë, ndërsa para hyrjes së ndërtesës në të cilën qëndron i palajmëruar, në një kuti kartoni, janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale për matje.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të vijojnë kallëzime përkatëse.