Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria 13 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”. Prej tyre, tetë drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, prej të cilëve katër në Shkup, ndërsa nga një në Kumanovë, Tetovë, rajonin e Likovës dhe Kërçovë.
Një shofer në Kavadar ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Veles ka drejtuar automjetin përkundër masës së ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.
Nga liria janë privuar edhe një shtetas i Turqisë dhe një shtetas i Ukrainës, pasi në autostradën A-1, në afërsi të Demir Kapisë, përkatësisht në autostradën Shkup–Veles, kanë drejtuar automjetet me shpejtësi dyfish më të madhe nga ajo e lejuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes,ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri në rrugë