Sot (02.07.2026), në rrugën "Magjistralja e Adriatikut" në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria Xh.Xh., A.A. dhe F.L., për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", sipas nenit 288 të Kodit Penal.
Më 01.07.2026, rreth orës 23:20, në Stacionin Policor Çair është denoncuar se në një vend hedhurinash për lëndë të para dytësore, në rajonin e SP Çair, ishte djegur një eskavator.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë vërejtur personat duke lëvizur me një automjet pasagjerësh ,,BMV" me targa të Resnjës, pas çka i kanë privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.