Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U privuan nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga tre kanë vozitur pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri me ndalim aktiv

U privuan nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga tre kanë vozitur pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri me ndalim aktiv
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, nga tre drejtonin automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri me ndalim aktiv. Nga një person në Shkup, Kavadar dhe Ohër drejtonin automjetin pa patentë shoferi. Personi në Ohër ka shkaktuar edhe aksident rrugor, me ç'rast është lënduar një person. Nga një person në Vinicë, Prilep dhe Shkup drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërkaq një person në Kërçovë drejtonte automjetin edhe pse ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalimit për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale perkatëse.
 
U bëjmë bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion.

Accessibility Menu