Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ekstradohet nga Serbia personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Serbia personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Sot (24.06.2026), nga Republika e Serbisë në vendin tonë është ekstraduar Sait Saitov (19) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, si dhe “mosdhënien e ndihmës personit të lënduar në aksident rrugor”, për një ngjarje penalo-juridike që ka ndodhur në Shkup më 09.01.2026.
 
Personit i është caktuar masa e paraburgimit dhe i njëjti është dorëzuar në Burgun e Shkupit për procedim të mëtejshëm.

Accessibility Menu