Më 24.06.2026, rreth orës 11:30, në Kriva Pallankë, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria N.D. (45) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka tentuar të kryejë veprën penale “mashtrim”. Më parë, një gruaje të moshuar nga Kriva Pallanka një person i është lajmëruar përmes telefonit, është prezantuar si mjek nga Italia dhe e ka njoftuar se vajza e saj është rrëzuar në Itali dhe ka pësuar disa thyerje në këmbë dhe në nofull dhe se duhet të japë 35.000 euro për t’iu kryer operacioni. Meqë nuk ka pasur aq para është marrë vesh me të që t’ia jepte të gjitha paratë që i kishte në shtëpi, por ndërkohë i është lajmëruar dhëndrit të saj dhe i cili e ka këshilluar që të lajmërohet në polici, pas çka nëpunësit policorë e kanë kapur personin dhe e kanë privuar nga liria në afërsi të shtëpisë së saj.
I denoncuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.