Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shtatë shoferë në Tetovë, Resnjë, Kavadar dhe Kumanovë, drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të lartë nga e lejuara

Privohen nga liria shtatë shoferë në Tetovë, Resnjë, Kavadar dhe Kumanovë, drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të lartë nga e lejuara
Më 08.12.2025, në orën 15:45, në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë pikë pagesës rrugore Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.A. (35) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor me radar, është konstatuar se po drejtonte një automjet pasagjerësh ,,Audi'' me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 174 kilometrash në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
 
Më 08.12.2025, në orën 22:43, në rr. "Josif Josifovski" në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria N.B. nga f. Jankovec, rrethina e Resnjës. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Mercedes'' me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.B., me ç'rast u konstatua se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.88 promilë alkool në gjak.
 
Më 08.12.2025 në orën 17:25 në rr. "Bulevari Perëndimor" në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria M.M. (42) nga Kavadari. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor me radar, nëpunësit policorë konstatuan se po drejtonte një automjet pasagjerësh ,,Mercedes'' me targa të Kavadarit me shpejtësi prej 96 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 40 kilometra në orë.
 
Më 08.12.2025, në orën 14:20, në f. Dobroshanë, rrethina e Kumanovës, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria V.N. (44) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli rrugor me radar, nëpunësit policorë konstatuan se po drejtonte një automjet pasagjerësh "Citroen" me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 104 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 40 kilometra në orë me shenjë rrugore.
 
Më 08.12.2025, në orën 07:55, në rrugën "11 Tetori" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.G. (19) nga fshati Rramanli, rrethi i Kumanovës. Gjatë një kontrolli rrugor me radar, nëpunësit policorë konstatuan se po drejtonte një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Golf'' me targa të Kumanovës me një shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 40 kilometra në orë me shenjë rrugore.
 
Më 08.12.2025, në orën 01:46, në bul. ,,Brigada e Tretë Sulmuese e Maqedonisë'' në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria V.S. (23) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Mercedes'' të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.84 promilë alkool në gjak.
 
Më 09.12.2025, në orën 03:20, në bul. "Brigada e Tretë Sulmuese e Maqedonisë" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.S. (26) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.81 promilë alkool në gjak.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kalëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu