Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë gjetur dhe sekuestruar 62 pako me marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti në rrethinën e Strugës, pason parashtresa përkatëse

Janë gjetur dhe sekuestruar 62 pako me marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti në rrethinën e Strugës, pason parashtresa përkatëse

 

Sot (08.12.2025) në ora 07:05, në rrugën magjistrale Strugë–Qafë Thanë, pranë fshatit Frëngovë të Strugës, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Frëngovë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, privuan nga liria A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me targa të Strugës, që ai drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë. Prokurori publik është njoftuar, droga është sekuestruar, ndërsa A.T. është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Strugë do të paraqesë kallëzimin përkatës.

Accessibility Menu