Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria pesë persona në Galiçnik, gjatë kontrollit në çadrat ku qëndronin janë gjetur marihuanë, kokainë, tableta, vijon kallëzimi

Privohen nga liria pesë persona në Galiçnik, gjatë kontrollit në çadrat ku qëndronin janë gjetur marihuanë, kokainë, tableta, vijon kallëzimi
 
Më 04.09.2026, në periudhën nga ora 19:20 deri në orën 20:45, në fshatin Galiçnik, në vendin e quajtur „Stopançe“, zyrtarë policorë të NJPB Gostivar dhe SP Mavrovë, në kuadër të një aksioni operativ, kanë ndaluar pesë persona, A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44) nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në çadrat ku qëndronin personat, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë dhe kokërrzore, kërpudha halucinogjene dhe tableta.

Personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Accessibility Menu