Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria vjedhësit në Shkup, kanë vjedhur në një kishë në Sopishtë

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 26.05.2025 në Shkup nëpunës policorë i privuan nga liria R.D. (30) dhe M.J. (39), të dy nga Shkupi për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 paragrafi 1 të Kodit Penal. Më 19.05.2025 në SPB Shkup është denoncuar se në kishën “Sh. Spas” në Sopishtë, rrethi i Shkupit, ishin vjedhur sende. Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet adekuate nga nëpunësit policorë të SPB Shkup dhe kryerësit janë zbuluar dhe privuar nga liria në territorin e Shuto Orizarës. Ata në bisedën e kryer zyrtare e pranuan veprën penale, ndërsa sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer kishës. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu