Sot rreth orës 19.15 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin "Boris Trajkovski" në Shkup një motoçikletë ,,Beverli’’ pa targa regjistrimi ka goditur një këmbësor. Pas aksidentit këmbësori me Ndihmën urgjente mjekësore është dërguar në QK "Nënë Tereza", ndërsa motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, motoçiklisti u gjet dhe u konfirmua se është i mitur dhe se ka drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi. Punohet në zbardhjen e rastit.