Sot (01.04.2026), rreth orës 03:30, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe SPB Strumicë i privuan nga liria S.M. (31), i dënuar me pesë vjet burg dhe M.M. (38), i dënuar me katër vjet burg, që të dy nga Strumica. Personat ishin në arrati nga INP Burgu i Strumicës, ndërsa më parë ishin dënuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal. Të njëjtit janë shoqëruar në INP Burgu i Strumicës për vuajtjen e dënimit.