Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria dy shoferë për shkak se kanë vozitur në drejtimin e kundërt të rrugës Gostivar–Tetovë, vijojnë kallëzimet penale

Janë privuar nga liria dy shoferë për shkak se kanë vozitur në drejtimin e kundërt të rrugës Gostivar–Tetovë, vijojnë kallëzimet penale
Më 27.06.2026, në orën 11:30, në rrugën Gostivar–Tetovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fsh. Bogovinë, për shkak se me automjetin transportues ,,Mercedes'' me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Po ashtu, më 27.06.2026, në orën 12:30, në rrugën Gostivar–Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe M.D. (55) nga fsh. Falish, për shkak se me automjetin transportues ,,Folksvagen'' me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet.

Accessibility Menu