Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

58 sanksione për shoferë në aksionin e kontrollit në Manastir nga Njësiti Mobil i Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe nga Departamenti i Sigurisë së Trafikut dhe Eskortës

58 sanksione për shoferë në aksionin e kontrollit në Manastir nga Njësiti Mobil i Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe nga Departamenti i Sigurisë së Trafikut dhe Eskortës
Më 28.06.2026, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 23:00, Njësiti Mobil i Sigurisë së Trafikut Rrugor në Sektorin e Çështjeve të Trafikut dhe Departamenti i Sigurisë së Trafikut dhe Eskortës zhvilluan një aksion kontrollues në territorin e qytetit të Manastirit, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, triçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë që nuk respektojnë rregullat dhe rreguloret e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit u shqiptuan gjithsej 58 masa për kryerje të kundërvajtjeve rrugore dhe veprave penale. Prej tyre, gjashtë masa ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë, 25 masa ndaj drejtuesve të motoçikletave të cilët drejtonin pa helmetë mbrojtëse, një masë për policë sigurimi të skaduar, tre masa për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme dhe 18 masa për kundërvajtje të tjera rrugore.
 
Gjatë aksionit kontrollues u sekuestrua një automjet për shkak të shkaktimit të zhurmës së tepërt sipas nenit 344 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Janë zbuluar edhe katër vepra penale dhe janë privuar nga liria katër persona për kryerje të veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtimin e motoçikletës pa poseduar patentë shoferi. Të gjithë kryerësve u janë përgatitur kallëzime përkatëse.
 
Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. uU bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu