Sot (04.11.2025) në orën 10:00 në Kalimin Kufitar - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në dalje të shtetit, nëpunës policorë i privuan nga liria G.M. dhe K.M., të dy nga Republika e Turqisë. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve kufitare u konstatua se vizat për Mbretërinë e Bashkuar, të cilat i paraqitën për kontroll, ishin të falsifikuara.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.