Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy banorë të Shkupit nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr në dy automjete transportuese dhe një automjet pasagjerësh në Shkup

Privohen nga liria dy banorë të Shkupit nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr në dy automjete transportuese dhe një automjet pasagjerësh në Shkup
Me datë 08.10.2025, në orën 02:20, në SPB Shkup është pranuar informacioni se në një hapësirë parkingu të Qendrës sportive ,,Jane Sandanski'' në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup ishin djegur një automjet transportues "iveko" me targa të Shkupit dhe një automjet transportues "reno" me targa të Shkupit, të dyja në pronësi të një personi juridik nga Shkupi dhe një automjet pasagjerësh "opel" me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi. Në orën 02:50 zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup, ndërsa pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Aerodrom dhe Njësitit për Polici Intervenuese pranë SPB Shkup, për shkak të dyshimit se e kanë shkaktuar zjarrin, në bul. ,,ASNOM'' u privuan nga liria F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi.
 
Ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

Accessibility Menu