Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria dy kontrabandistë nga Shqipëria, gjenden pesë emigrantë, parashtrohet kallëzimi penal

Privohen nga liria dy kontrabandistë nga Shqipëria, gjenden pesë emigrantë, parashtrohet kallëzimi penal
Me datë 17.11.2025, rreth orës 03:30, në dalje të Gjevgjelisë drejt autostradës Gjevgjeli – Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë i privuan nga liria M.E. (27) dhe V.E. (22), të dy nga Republika e Shqipërisë. Me fjalë të tjera, në kohën e përmendur, nëpunësit policorë kishte vërejtur një veturë “Folksvagen Turan” me targa kombëtare shqiptare, që lëvizte me shpejtësi të madhe, qme drejtues M.E., ndërsa pasagjere ishte V.E.. Automjeti u ndalua, dhe në afërsi të tij u gjetën pesë emigrantë – një nga Siria dhe katër nga Egjipti.
 
Automjeti dhe emigrantët u vendosën në qendrën pranuese–transitore në Gjevgjeli, ndërsa personat u mbajtën në stacion policor. Në konsultim me prokurorin publik, ndaj tyre u ngrit kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar.

Accessibility Menu