Më 08.04.2026 rreth orës 23:30, në autostradën A1, në afërsi të vendit të quajtur “Nyja e Smokvicës”, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), që të dy nga Kosova.
Gjatë kontrollit në automjetin “Shkoda Rapid” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte S.B., ndërsa H.S. ishte bashkudhëtar, janë gjetur dy persona emigrantë nga Pakistani.
Personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë vendosur në Qendrën Pritëse-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.