Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 19 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 16 kanë vozitur pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, dy nën ndikimin e alkoolit dhe një me shpejtësi mbi kufirin e lejuar

Janë privuar nga liria 19 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 16 kanë vozitur pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, dy nën ndikimin e alkoolit dhe një me shpejtësi mbi kufirin e lejuar
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 19 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 16 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, dy kanë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara.
Tetë persona në Shkup (njëri i mitur) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga dy persona në Tetovë dhe Kumanovë, si dhe nga një person në Prilep, Manastir, Makedonski Brod dhe Çashkë kanë vozitur pa patentë shoferi. Nga një person në Prilep dhe Ohër kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person në Gjevgjeli ka vozitur me shpejtësi mbi kufirin e lejuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rreagulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu