Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 17 shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, 12 kanë vozitur pa e dhënë provimin e vozitjes

Janë privuar nga liria 17 shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, 12 kanë vozitur pa e dhënë provimin e vozitjes
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 17 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, 12 kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.I. (31) nga rajoni i Tetovës, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar nga Shkupi, S.J. (35) nga Vinica, D.G. (29) nga Shkupi, B.J. (33) nga rajoni i Shkupit, B.I. (19) nga rajoni i Shkupit, K.J. (24) nga Shkupi, një 17-vjeçar nga rajoni i Koçanit, M.Sh. (44) nga Shkupi, M.M. (21) nga Tetova dhe një 16-vjeçare nga Vinica.

Gjithashtu, janë privuar nga liria edhe B.B. (50) nga rajoni i Strugës, R.D. (51) nga Prilepi, R.J. (56) nga rajoni i Tetovës dhe A.N. (39) nga Prilepi, pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Nga liria është privuar edhe P.R. (27) nga Gostivari, pasi ka drejtuar automjetin në drejtim të kundërt në rrugë njëkahëshe.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.

Accessibility Menu