Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 drejtues mjetesh për drejtim të pakujdesshëm, nga të cilët 11 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy edhe përkundër faktit se kishin ndalim aktiv, ndërsa njëri ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Nga 11 personat që kanë drejtuar mjet pa patentë shoferi, tre janë në Gostivar, nga dy në Dellçevë dhe në Shkup (njëri ka drejtuar motoçikletë të paregjistruar), ndërsa nga një në Tetovë, Kavadar, Manastir dhe Gjevgjeli (ka drejtuar motoçikletë të paregjistruar). Një drejtues në Shkup dhe një në Veles kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtim, ndërsa një shofer në Berovë ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi ose, nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt