Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët nëntë për shkak se kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi (tre në Shkup, nga dy shoferë në Tetovë dhe në Strugë, si dhe nga një në Prilep dhe në Kumanovë). Një shofer në Prilep ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Shkup ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masë aktive ndalimi për drejtim.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë së bashku për siguri më të madhe në komunikacion.