Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria ish-kryetari i FFM-së, ngrihet kallëzim penal për shpërdorim

Privohet nga liria ish-kryetari i FFM-së, ngrihet kallëzim penal për shpërdorim

Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj M.S., ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale - Shpërdorim detyre sipas nenit 354, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, si person zyrtar, kryetar i FFM-së, ka përfituar përfitim të paligjshëm pasuror prej afërsisht 660 mijë eurosh për një person juridik nga Shkupi, përkatësisht një shumë që tejkalon përfitimin e konsiderueshëm pasuror.

Dyshimet tregojnë se vepra është kryer në atë mënyrë që FFM-ja, si anëtare e UEFA-së, gjatë vitit 2024 ka marrë mjete finaciare të dedikuara vetëm për rivitalizimin e fushave sportive dhe infrastrukturës.

Me mbështetjen financiare të UEFA-së në kuadër të programit “HatTrick VI”, i dyshuari ka filluar procedurë për zbatimin e projektit - ndërtimi i tribunës në stadiumin “Bilianini Izvori” në Ohër dhe ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës për përzgjedhjen e  kompanisë për realizimin e projektit. Pas miratimit të Këshillit Drejtues, i dyshuari ka paraqitur kërkesë drejtuar tre firmave për oferta për ndërtimin e tribunës së stadiumit. Oferta më e favorshme për ndërtim u zgjodh në shumë totale prej afërsisht 3.3 milionë eurosh pa TVSH.

Edhe pse këtë gjë nuk e ka kërkuar kontraktori, as në kërkesat për dorëzimin e ofertave nuk është shënuar si mundësi, i dyshuari në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues, ka vënë një kusht plotësues në kontratën e lidhur me firmën e përzgjedhur, me të cilën ka parashikuar pagesë si paradhënie në shumën prej 20% të vlerës totale të kontratës para fillimit të punimeve të ndërtimit dhe pa asnjë veprim paraprak nga kontraktori. Në atë rast nuk ka parashikuar asnjë siguri ligjore për mjetet e paguara në emër të paradhënies, e ka nënshkruar marrëveshjen e këtillë dhe më 17 dhjetor 2024, mjetet financiare në shumën prej afërsisht 660 mijë eurosh të cilat i janë  besuar në detyrë, me urdhrin e tij drejtuar shërbimeve për pagesën ia ka transferuar si paradhënie personit juridik.

Accessibility Menu