Më 19.05.2025 në orën 01.10 në Koçan, nëpunësit policorë të SPB Koçan e privuan nga liria G.A. (53) nga Koçani. Gjatë kontrollit të komunikacionit në rr. ,,Dimitar Vllahov’’ është ndaluar automjeti i pasagjerëve ,,folksvagen’’ me targa regjistrimi të Koçanit, të cilin e ka drejtuar, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.86 promilë alkool në gjak.
Ai është mënjanuar nga komunikacioni dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.