Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shofer në Prilep, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Privohet nga liria një shofer në Prilep, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më 27.09.2025, në ora 03:45, në rrugën “Borka Taleski” në Prilep, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë NJPB Prilep e privuan nga liria M. Xh. H. (50) nga Anglia, me qëndrim të përkohshëm në Prilep. Gjatë kontrollit në trafik, policia ndaloi automjetin e tipit “Seat” me targa të Prilepit, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrollit u konstatua se e kishte drejtuar nën ndikimin e alkoolit, me 1,60 promilë alkool në gjak.

Personi u mbajt në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu