Më 27.09.2025, në ora 19:00, në rrugën “Kozle” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.P.(40) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi automjetin “Alfa” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, me 3,06 promilë alkool në gjak.
Ai u përjashtua nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.