Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Demant

Demant

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton dezinformatat e publikuara sot nga një parti politike, sipas të cilave gjoja është ushtruar presion për të “fshehur” rastin në të cilin, më 25.09.2025, një person ishte arrestuar për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik.

 

E vërteta është se Ministria e Punëve të Brendshme dje (26.09.2025) publikoi njoftim për rastin dhe atë njoftim po ua përcjellim në tërësi:

 

Më 25.09.2025, në ora 18:00, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shtip e kanë privuar nga liria N.T. (27) nga Probishtipi. Gjatë një kontrolli të qarkullimit me radar në rrugën ekspres Kumanovë – Shtip, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Audi” me targa të Probishtipit me shpejtësi prej 185 km/h në një vend ku shpejtësia e lejuar është 110 km/h.

 

Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

 

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen me zbatimin joselektiv të ligjeve dhe secili që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi. Ligji dhe rregullat vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët.

 

 

Accessibility Menu