Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi në Makedonska Kamenicë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

Privohet nga liria shoferi në Makedonska Kamenicë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

Sot (22.06.23025) në orën 02.53 në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të Njësisë policore të Makedonska Kamenicës privuan nga liria J.A. (54) nga fshati Dulicë, komuna Makedonska Kamenicë. Gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën "Cerska" në Makedonska Kamenicë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Lada Niva" me targa nga Makedonska Kamenica, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.87 promilë alkool në organizëm, pas së cilës menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.

 

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu