Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Përgënjeshtrim

Përgënjeshtrim

Lidhur me shkrimet e partisë politike E majta, të cilat i referohen përzgjedhjes së personit juridik i cili do të organizojë dhe do të zbatojë provime për marrjen e lejes së drejtimit në rajonin e SPB Manastir, Ministria e Punëve të Brendshme i mohon plotësisht ato, duke i vlerësuar si spekulime të plota, me qëllim të dezinformimit të opinionit.

Gjegjësisht, në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së personi juridik për marrjen e licencës për qendër testimi në Manastir, informojmë se në përputhje me Rregulloren përkatëse, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ekziston një Komision për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura sipas konkursit publik të shpallur paraprakisht. Në përputhje me këtë rregullore, Komisioni kryen vlerësimin e personave juridikë, përgatit listën me pikët dhe i përcakton personat juridikë të vlerësuar më së miri që kanë konkuruar.
Përzgjedhja pas konkursit të shpallur u krye në përputhje me kriteret dhe normat e përshkruara ligjore, ndërsa në konkursin publik u paraqitën "Shoqata e shërbimeve Auto moto qendra e testimit super shoferi" DOOEL Manastir dhe Shoqata e shërbimeve "Qendra e Testimit të Komunikacionit AM" DOOEL Manastir.

Kandidati për qendrën e testimit ,, Qendra e Testimit të Komunikacionit AM’’ DOOEL Manastir NUK KA PARAQITUR kontratë të vlefshme për përdorimin e autodromit (poligonit) të trafikut në Filialin "Qendra e Testimit të Komunikacionit AM’’ DOOEL - vendi i paraqitur Resnjë", që është një nga parakushtet themelore për funksionimin e qendrës së testimit, si rezultat i së cilës NUK I PËRMBUSH kushtet për kryerjen e veprimtarisë së përshkruar në përputhje me nenin 244, paragrafi 1, alineja 4 dhe paragrafi 2, alineja 2 të Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor dhe aktet nënligjore ekzistuese.

Duke u nisur nga kompetencat dhe dispozitat e përshkrzara ligjore, Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me nenin 240 të Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor zgjodhi personin juridik " Shoqata e shërbimeve Auto moto qendra e testimit super shoferi " DOOEL Manastir, e cila ishte e vetmja që i plotësonte kushtet ligjore dhe e cila do t’i kryejë punët e organizimit dhe zbatimit të provimeve për lejen e drejtimit në rajonin e SPB Manastir.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon që të zbatojë detyrimet e saj ligjore me qëllim që t'u mundësojë qytetarëve shërbime cilësore, në mënyrë plotësisht transparente, por në të njëjtën kohë u bën thirrje subjekteve politike dhe subjekteve të tjera që të mos e dezinformojnë opinionin me spekulime dhe të pavërteta.

Accessibility Menu