Më 20.06.2025 në orën 10:51 në rrugën Gostivar - Tetovë, në kryqëzimin Kamjan, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës privuan nga liria B.M. (29) nga fshati Pirok, rajoni i Tetovës. Gjatë një kontrolli të trafikut dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, u konstatua se B.M. po drejtonte automjetin Audi me targa nacionale gjermane me shpejtësi prej 190 km/orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim penal sipas nenit 297 - a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".